Administrata Trump mund të propozojë ish-kryeministrin hungarez Viktor Orban për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
Kjo bëhet e ditur nga e përditshmja Wall Street Journal, që shkruan se emri i tij përflitet mes zyrtarëve të administratës së Uashingtonit, si kandidaturë e përbashkët me Rusinë dhe Kinën. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për kandidaturën e tij.
Sekretarit aktual Antonio Guterres i përfundon zyrtarisht mandati më 31 dhjetor. Kandidati duhet të marrë mbështetjen e të paktën 9 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, por Orban mund të përballet me veton e Francës dhe Britanisë së Madhe.
Qeverisja e tij u përball me sanksione nga Komisioni Europian për shkelje të parimeve të Unionit, ndërsa disa ish-pjesëtarë të kabinetit po përballen tani me akuza për korrupsion.
/tvklan.al












Botërori 2026 
