Celulari dhe rrjetet sociale janë tashmë pjesë e pandarë e jetës së përditshme të çdo grupmoshe. Megjithatë, shqetësimi kryesor lidhur me to reflektohet te fëmijët dhe adoleshentët  të cilët i  përdorin më shumë, më gjatë dhe jo gjithnjë nën kontrollin e duhur.

Në rubrikën “Gjenerata Alfa” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, të rinjtë u pyetën për orët që shpenzojnë në celular apo rrjete sociale. Intervali shkonte nga 1 orë e 30 minuta deri në 8 orë dhe orari mund të zgjatet deri vonë. Luisi ndau rastin e tij duke shtangur Gjebrean pasi tha se qëndron në celular deri në 6 të mëngjesit.

Ardit Gjebrea: Kush nga ju rri deri në orën 2?

Luisi  ngre  dorën.

Ardit Gjebrea: Ja  Luisi! Luis,  po çfarë bën deri në 2 të natës?

Luis: Atëherë unë nuk rri deri në orën 2, por mund të rri deri në…

Ardit Gjebrea: 2 pa çerek.

Luis: Deri në orën 6 të mëngjesit!

Ardit Gjebrea: E çfarë bën deri në 6 të mëngjesit?

Luis: TikTok, Instagram, rrjete sociale.

Ardit Gjebrea: Dhe nesër si është dita?

Luis: Të nesërmen në orën 6 e gjysmë të mëngjesit fle gjumë, çohem nga ora 2 e drekës, ha bukë, pastaj rri në telefon prapë, gjatë gjithë kohës.

Ardit Gjebrea: Bën “live”apo shikon filma?

Luis: Jo, jo nuk shoh filma,  shoh video.

Ardit Gjebrea: Çfarë?

Luis: Çfarë të më dalë në TikTok.

Ardit Gjebrea: Çfarë të pëlqen më shumë?

Luis: Ndjek këta të famshmit.

Ardit Gjebrea: Për shembull?

Luis: Është një që ju ndjek edhe juve, “E Diela Shqiptare”, ndjek disa faqe.

Ardit Gjebrea: Kjo nuk do të thotë që justifikohet se edhe neve na ndjekin shumë./tvklan.al