07 shtator 2026– Një ortek i fuqishëm në Republikën e Kabardino-Balkarias, në Rusi, ka shkaktuar një tragjedi, duke lënë 11 persona të vdekur dhe gjashtë të tjerë të plagosur, njoftoi Ministria rajonale e Situatave të Emergjencave.
Ngjarja ndodhi të shtunën në Grykën Bezengi, ku orteku goditi një grup prej 33 alpinistësh. Sipas autoriteteve, 10 prej alpinistëve arritën të largoheshin vetë nga zona e rrezikuar.
Ndërkohë, gjashtë persona vijojnë të konsiderohen të zhdukur dhe ekipet e shpëtimit po punojnë për gjetjen e tyre.
Në zonën e ngjarjes janë angazhuar 56 ekipe të kërkim-shpëtimit. Operacioni po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të terrenit të rrezikshëm dhe mundësisë së shkëputjes së ortekëve të tjerë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se një helikopter Mi-8, si dhe një helikopter komercial, pritet t’i bashkohen operacionit të kërkimit sapo kushtet atmosferike të përmirësohen.
Ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet në terren, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën për shkak të rrezikut të ortekëve të rinj.
/tvklan.al












Botërori 2026 