Ambasadori Zannier: Mbi 300 vëzhgues për procesin e monitorimit
“Teksa pak ditë na ndajnë nga nisja zyrtarisht e fushatës zgjedhore, OSBE ODHIR ka nisur punën për monitorimin e saj. Qindra vëzhgues do të jenë në dispozicion të këtij procesi”, raporton gazetarja e Klan News Klesiana Omeri.
“Sot hapim zyrtarisht misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Do të përbëhet nga një ekip ekspertësh, prej 12 vetë, do të jenë 26 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afat shkurtër që do të mbërrijnë disa ditë para zgjedhjeve. Në ditën e zgjedhjeve do të jetë një mision më i madh, do te këtë një delegacion nga Asambleja parlamentare e OSBE dhe Parlamenti Europian”, tha Lamberto Zannier, ambasador i OSBE/ODHIR.
Një vëmendje të shtuar, OSBE pritet të ketë për financimin e fushatës elektorale.
“Metodologjia e vëzhgimit përfshin dhe financimin e fushatës me para të padeklaruara. Kjo është një nga fushat më të rëndësishme që tregon nëse kemi nje model të një vendi të mirë demokratik ose jo”, tha Lamberto Zannier, ambasador i OSBE/ODHIR.
Nuk do të lihen pas as një vlerësim për punën e bërë në zbatimin të rekomandimeve të dhëna nga ODIHR në proceset e mëparshme zgjedhore.
“Ne në fakt disktuam me aktorët politikë dhe e dimë që puna për zbatimin e rekomandimeve vazhdon. Puna për realizimin e tyre vijon edhe përmes prezencës së OSBE ODHIR në Shqipëri, përmes një programi rajonal që e realizojmë ne. Puna jonë ështe të ngrejmë problemet që shohim dhe ky është në fakt një formë presioni për rekomandimet e pazbatuara”, Lamberto Zannier, ambasador i OSBE/ODHIR.
OSBE ODHIR dha zyrtarisht mbështetjen edhe për bashkëpunimin e institucioneve të drejtësisë me KQZ për krimet zgjedhore.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
