Sulmuesi Victor Osimhen pritet të largohet nga skuadra e Galatasaray-t gjatë afatit kalimtar të verës.
Lajmi u bë i ditur nga trajneri i Nigerisë, Eric Chelle, i cili arsyetoi mungesën e lojtarit në miqësoret ndaj Polonisë dhe Portugalisë duke thwnw se ai po ndryshon skuadër.
Për shkak të bisedimeve për të ardhmen, stafi teknik i kombëtares ka preferuar ta lejojë ish-sulmuesin e Napolit të qëndrojë në shtëpi. Ndërkohë, sipas marrëveshjes së shkuar me klubin italian, ekziston një klauzolë specifike që ndalon shitjen e lojtarit në Serinë A për dy vitet e ardhshme.
Si rrjedhojë, destinacioni më i mundshëm i sulmuesit mbetet Premier League, ku interesi për kartonin e tij është i lartë.
Së bashku me Osimhen, në miqësoret e radhës për Nigerinë do të mungojë edhe sulmuesi tjetër Ademola Lookman.
/tvklan.al












Botërori 2026 
