Victor Osimhen vazhdon të jetë një nga lojtarët më të përfolur në këtë merkato vere. Sulmuesi nigerian, në pronësi të Napolit, do të ndryshojë ekip, por ende nuk ka vendosur ku do të transferohet.

Al Hilal e ndjek prej kohësh, por Osihmen ka refuzuar transferimin në Arabinë Saudite, pavarësisht ofertës së majme nga Lindja e Mesme.

Në skenë së fundmi ka dalë Liverpool. Klubi anglez është në kërkim të një sulmuesi dhe pëlqen shumë 26-vjeçarin.

Për të mbërritur te Osihmen, kampionët e Premier League, janë gati të ofrojnë dy lojtarë në shkëmbim. Bëhet fjalë për Darëin Nunez dhe Federico Chiesa. Ky i fundit pëlqehet shumë nga trajneri Antonio Conte, prandaj një marrëveshje duket e arritshme. /tvklan.al