Pas Haxhi Avdylit, Vjosa Osmani ia mori edhe një ish-deputete Lëvizjes Vetëvendosje. Jeta Statovci edhe zyrtarisht u rendit krah Osmanit.
Osmani, e cila i rikthehet garës elektorale, do të jetë pjesë e Listës së LDK-së, e po konsiderohet rivale e Albin Kurtit.
Por kjo duket se nuk po e tremb kreun e Vetëvendosjes.
E PDK ka paralajmëruar se do të pasurojë listën me kandidatë me emra të rinj, ende nuk është e qartë nëse kësaj liste do t’i bashkohet edhe Fatmir Limaj.
Në mesnatë përfundon afati për partitë politike të regjistruara në Kosovë për ta njoftuar KQZ-në për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe formim të koalicioneve.
Deri më tash, KQZ ka pranuar njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhje nga 20 parti politike, mospjesëmarrje nga 5 parti politike dhe 1 koalicion i përbërë nga 2 parti politike.
E ato që kanë vendosur të mos i hyjnë garës në këto zgjedhje janë Partia Demokratike e Unitetit, Balli Kombëtar i Kosovës, Lëvizja Qytetare Vatra, Bashkimi për Ndryshim Anamorava dhe Partia e Drejtësisë.
Ndërsa më 12 maj përmbyllet afati për subjektet politike dhe kandidatët e pavarur për të dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 