Aktori italian Michele Morrone ka hyrë në botën e platformave me përmbajtje me pagesë, duke hapur një llogari në Subs.com, një platformë e ngjashme me OnlyFans.
36-vjeçari ka njoftuar bashkëpunimin përmes një postimi në Instagram, ku zbuloi se do të jetë pjesë e platformës jo vetëm si krijues përmbajtjeje, por edhe si një prej bashkëpronarëve të saj.
“Të gjithë mendojnë se më njohin. Përmes filmave, fotografive, markave, muzikës, rrjeteve sociale… Por e vërteta është se keni parë vetëm një pjesë timen. Ekziston një botë që nuk e ndaj me këdo. Një anë më personale, më autentike. Pa filtra. Dhe kam vendosur ta hap këtë derë për ju”, shkroi aktori.
Më tej, protagonisti i trilogjisë “365 Days” përmendi edhe Megan Fox, e cila është gjithashtu bashkëpronare e platformës dhe publikon përmbajtje në të. Morrone u premtoi abonentëve të mundshëm se do të kenë mundësi të komunikojnë me të, madje edhe përmes videotelefonatave.
“Mund të ndaj me ju gjëra që zakonisht nuk i shihni. Nuk dua t’jua tregoj të gjitha tani. Sepse disa gjëra nuk mund të shpjegohen, por duhet t’i zbuloni vetë. Prandaj, nëse jeni vërtet kuriozë të njihni botën time… e dini ku mund të më gjeni”, përfundoi ai.
Abonimi në faqen e Morrone në Subs.com kushton 19,99 dollarë në muaj. Platforma është krijuar nga sipërmarrësi britanik Tim Stokely, themeluesi i OnlyFans. Përveç abonimit mujor, aktori ofron edhe materiale shtesë me pagesë, çmimi i të cilave varion nga 5 deri në 35 dollarë për publikim.
/tvklan.al












Botërori 2026 
