Një universitet në Nigeri ka shkaktuar zemërata pas një videoje virale që tregonte sesi studentet kontrolloheshin nëse kishin veshur reçipeta para se të hynin në provim.

Një staf grash në universitetin Olabisi Onabanjo prekin kraharorin e disa studenteve që presin në radhë jashtë sallës ku do të kryhet testimi.

Universiteti nuk ka reaguar ende për videon në fjalë, por presidenti i studentëve e mbrojti këtë politikë duke thënë se ishte pjesë e kodit të veshjes së institucionit për të ruajtur “një mjedis pa shpërqendrime.”

Megjithatë, ai tha se nevojiten mënyra të tjera për ta aplikuar rregullin që është kundërshtuar nga kritikët si arkaik, seksist dhe lidhet me abuzimin seksual.

Një zyrtare e lartë e grupit të aktivistëve Rrjeti i të Drejtave të Njeriut tha për BBC se studentet mund ta padisnin universitetin për cenim të të drejtave.

“Prekjet e pamandatuara të trupit të një personi është shkelje dhe mund të çojë deri në veprim ligjor.  Universiteti gabohet në pranimin e kësaj metode për të devijuar veshjen e pahijshme”, tha Haruna Ayagi.

Një studente tha se universiteti aplikon një kod moral strikt edhe pse nuk është institucion besimi.  Sipas  saj, veshjet kontrollohen gjithnjë.

Presidenti i studentëve,Muizz Olatunji, i cili mbrojti veprimin e institucionit arsimor, publikoi në rrjetin X edhe kodin e veshjes që ndalonte veshjet “që mund të ndjellin epsh kundrejt seksit të njëjtë apo të kundërt në një formë të pahijshme.”

Universiteti u themelua në vitin 1982 kur Olabisi Onabanjo mbante detyrën e guvernatorit dhe mori emrin e tij në vitin 2001./tvklan.al