Lajme Arkiva 2004

Krahu shqiptar i punës është më i liri në të gjithë Ballkanin, pasi paga mujore për orë është më e ulëta vetëm 0.6 euro.

Një raport i federatës evropiane të  punës publikon të dhënat sipas të cilave vendi ynë pozicionohet i fundit në krahasim me vendet e Ballkanit për nga paga mesatare e cila është afro 70 lekë të reja për orë. Raporti arriti në këto konkluzione pasi mori të dhëna nga 30 pozicione punë në tre kompani mesatare.

Paga mesatare në sektorin shtetëror sipas të dhënave zyrtare kapërcen nivelin e 20.000 lekë të reja në muaj, ndërkohë që matje të sakta të pagave në sektorin privat janë ende të pamundura, për shkak  të deklarimeve fiktive të privatëve për efekte  të pagesave të sigurimeve shoqërore.

Një tjetër arsye që pengon statistikat e  sakta për privatët është edhe lulëzimi i tregut të zi të punës. Gjatë vitit të kaluar qeveria vendosi të përgjysmojë rritjen e përvitshme të pagave shtetërore që aplikohet me synim balancimin e efekteve të inflacionit.

Konkretisht vitin e kaluar, pagat në sektorin shtetëror janë rritur me afro 5-6%./tvklan.al