Nën sipërfaqen e ujërave blu në ishullin e pushimeve të Tajlandës, Phuket, zhytësit mbledhin pajisje peshkimi të braktisura, shumica prej tyre të bëra nga plastika, që janë të ngatërruara në korale e që kohët e fundit janë duke shkaktuar probleme me jetën detare.   

Kjo pajisje peshkimi e hedhur ose e humbur njihet në vend si “pajisje fantazmë” dhe është një problem në rritje në ujërat jashtë Tajlandës dhe më gjerë, duke futur në grackë jetën detare dhe duke shtuar ndotjen me mikroplastikë pasi rrjetat dhe litarët prishen me kalimin e kohës.

Këto mbetje detare përfshijnë litarë, rrjeta, linja, kurthe dhe pajisje të tjera peshkimi të përbëra shpesh nga plastika e qëndrueshme. Sipas Fondit Botëror të Kafshëve të Egra (WWF), rreth 1 milion ton pajisje fantazmë humbasin çdo vit në oqean.

Me kalimin e kohës, ato do të shpërbëhen në mikroplastikë, duke kontribuar në ndotjen e deteve dhe oqeaneve duke ndikuar tek krijesat detare dhe njerëzit përmes konsumimit të ushqimeve të detit.

“Në Tajlandë ne mbledhim vazhdimisht pajisje peshkimi. Ne kemi shumë komunitete që punojnë në këtë pastrim. Megjithatë, edhe pse ka një grumbullim të mbetjeve, nuk ka një grumbullim uniform të të dhënave. Disa njerëz mbledhin mbeturinat dhe i çojnë në landfill. Disa njerëz e mbledhin dhe e peshojnë atë, ose numërojnë copa, por ende nuk ka një standard për mbledhjen e të dhënave nga këto mbetje.”

Organizata joqeveritare po ndihmon zhytësit si t’i përdorin mjete shkencore për të mbledhur plastikën në dete e oqeane. Deri më tani ka mbi 80,000 zhytës të certifikuar.

Në bregun e Phuket, në një mëngjes prilli, nëntë vjeçarja Wolawalan Thirawittayanon u dallua nga një grup prej njëzet zhytësve amatorë teksa mbante shënime, një zhytëse e certifikuar që shpreson të ketë një ndikim pozitiv në jetën detare ndërsa mori pjesë në trajnimin e drejtuar nga Qendra e Ekologjisë Detare Aoë Thai.

“Nëse do të mblidhnim mbetjet do të ishim në gjendje të veçonim dhe identifikonim se për çfarë lloj mbetjesh bëhet fjalë.”

Të dhënat e mbledhura  të cilat ndahen me organizata të tjera mjedisore  përdoren për të përcaktuar shtrirjen e pajisjeve të peshkimit në një vend të caktuar dhe ndikimin e saj mjedisor në zonë, dhe mund të jenë vendimtare në zbatimin e politikave dhe legjislacionit në të ardhmen.

Që nga fillimi i programit të saj Marine Science Citizen Initiative (MARsCI) në vitin 2020, Qendra e Ekologjisë Detare Aow Thai ka trajnuar mbi 100 zhytës për t’u bërë shkencëtarë dhe ka mbledhur të dhëna të mjaftueshme për të publikuar një punim akademik në lidhje me kërcënimin e pajisjeve fantazmë në ujërat e Tajlandës.

“Pasi të dallojmë pajisjet e peshkimit, së pari, ne do të regjistrojmë se ku e gjetëm, datën, thellësinë në metra, çfarë lloji të mjeteve të peshkimit dhe çfarë lloj sipërfaqeje është pajisja, si p.sh. mbulimi i një shkëmbi koral, shkëmb ose rërë.”

Përveç projektit të shkencës qytetare, Environmental Justice Foundation(EJF) ka angazhuar edhe rreth 500 peshkatarë vendas për mbledhjen e rrjetave të peshkimit.

Jashtë bregut të Phuket, rreth 20 zhytës vullnetarë të pajisur me pajisje zhytëse, gërshërë, rrjeta dhe rregjistrues teksa zhyten për të mbledhur rrjetat e peshkimit të hedhura, duke regjistruar të dhëna gjatë misioneve të pastrimit. Ata po inkurajojnë gjithashtu zhytës të tjerë rekreativë që t’i bashkohen nismës së tyre.

“Ne shohim ndikimin e mbeturinave detare në kafshët detare të rrezikuara, të cilat preken gjithnjë e më shumë ose nga gëlltitja e mbeturinave. Që nga viti 2023, kur filluam mbledhjen e të dhënave, u prekën mesatarisht 30-40%. Nga sot, mbetjet plastike janë një nga shkaqet kryesore të daljes në breg të kafshëve detare të rrezikuara, të cilat po i shohim gjithnjë e më shpesh.”

Menaxhimi i mbetjeve është një problem shumë i madh, i cili është në nivel kombëtar apo edhe global. Kërkon shumë sektorë për t’u kujdesur.

“Environmental Justice Foundation është një nga organizatat që ndihmon duke krijuar mekanizma për mbledhjen e mbetjeve. Kjo ndihmon për të reduktuar problemet që ekzistojnë në natyrë, ose kontaminimin në mënyrë sistematike.”

Pasi zhytësit i mbledhin këto të organizata të ndryshme mund të marrin të dhënat e papërpunuara për të parë nëse fillimisht duhet t’i adresojnë dhe nëse ato kanë të bëjnë me ndotjen plastike qoftë përmes politikave, legjislacionit apo menaxhimit.

Rreth 130 ton pajisje peshkimi të përdorura janë mbledhur nga EJF nga komunitetet lokale të peshkimit përgjatë zonës bregdetare të Tajlandës dhe janë ricikluar në produkte të reja. Plehrat e grumbulluara gjithashtu zgjidhen përpara se të dërgohen në objektet e riciklimit ose në landfill.

Klan News