Pakistani u vu në gjendje alarmi javën e shkuar duke pritur nga India një agresion ushtarak, pas një telefonate kërcënuese që iu bë presidentit Asif Ali Zardari nga një indian, i cili u shtir si Ministri i Punëve të Jashtme.

Episodi ndodhi me 28 Nëntor, dy ditë pas operacionit antiterrorist që pasoi sulmet në Bombay.

Sipas të përditshmes pakistaneze, Daun, telefonuesi paralajmëroi se India do të ndërmerrte një ofensivë ushtarake nëse Islamabadi nuk do të veprojë për kapjen e terroristëve. 

Ndërsa telefonata mbaroi të gjithë në zyrën e presidentit u bindën se India po i binte daulles së luftës.

Për shumë liderë botërorë probabiliteti i një lufte aksidentale është i madh, ndaj presidenti i vendit të armatosur me armë bërthamore ka ndërmarrë një aktivitet të dendur diplomatik për të zbutur dridhjet që la pas shakaja pa kripë./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle