Palestinezët po ndjekin ndeshjet e Kupës së Botës, që duket si një moment i rrallë qetësie dhe shpërqendrimi nga vështirësitë e luftës në Rripin e Gazës. Ata mbështesin ekipet arabe pjesëmarrëse në këtë turne, si Arabia Saudite apo Egjipti. Palestina nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës 2026 dhe kjo është mënyra që ata kanë gjetur për të ndjerë emocionet e këtij aktiviteti.

Fëmijë dhe të rritur përpiqen mes rrënojave në çdo mënyrë për të përcjellë ndeshjet e Botërorit. Në disa raste mungon energjia elektrike apo interneti, por dëshira për të ndjekur futboll i shtyn të kapërcejnë këto probleme.

Ndërsa në një dasmë në Uzbekistan, të ftuarit kanë ndjekur ndeshjen e përfaqësueses së tyre në një ekran gjigant. Kualifikimi për herë të parë në finalet e Botërorit ka bërë që ata të harrojnë qëllimin për të cilin ishin mbledhur.

Tv Klan

/tvklan.al