Policia ka publikuar pamjet e aksionit të RENEA-s dhe FNSH në lagjen “Komuna e Parisit” në Tiranë për arrestimin e Barush Bregut 33 vjeç. Ky i fundit jetonte në një banesë me qira në këtë lagje dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. 33-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi është dënuar nga gjykata dhe njëkohësisht dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Shkodër.

Për kapjen e tij, forca të shumta policore kishin rrethuar “Komunë e Parisit” gjatë paradites. Bashkë me të u arrestua dhe 21-vjeçari me iniciale B.Ç. gjithashtu nga Shkodra, i akuzuar për ndihmesën që i ka dhënë 33-vjeçarit Bregu. /

tvklan.al