Panairi Ditët e Bujqësisë në Lushnjë tërhoqi vëmendjen e shumë fermerëve. Ata u njohën me teknologjitë e reja si dhe me produkte të ndryshme të ekspozuara në këtë panair.

Kjo është një mundësi e mirë për kontakte të reja jo vetëm për prodhuesit por edhe për vetë bizneset. Pjesëmarrësit thonë se janë prej vitesh në këtë aktivitet.

Ky ishte edicioni i 5 i panairit Ditët e Bujqësisë që zgjati tri ditë në Lushnjë. Edicioni i këtij viti bëri bashkë rreth 100 biznese vendase dhe të huaja.

Klan News

/tvklan.al