Sindrit Guri mund të jetë afrimi më i fundit në Kombëtare. Trajneri Christian Panucci ndoqi takimin Teuta – Kukësi mbrëmjen e së mërkurës në Durrës ku sulmuesi 24-vjeçar realizoi 2 gola.

“Erdha për të parë Gurin. Bëri mirë dhe shënoi 2 gola, pastaj nivel ndërkombëtar nuk është shumë”.

Panucci po ndjek me vëmendje talente nga Superliga dhe në miqësoren e marsit me Norvegjinë grumbulloi Enis Gavazajn dhe Kristal Abazjan. Në fund të muajit Kombëtarja do të grumbullohet në Zvicër për stërvitje dhe nje miqësore me Ukrainen. Christian Panucci paralajmëron risi.

“Në grumbullim do të ketë edhe lojtarë të rinj, por të shikojmë si do të shkojë deri në publikimin e listës”.

Shqipëria po përgatitet për Ligën e Kombeve në turneun e ri ku Kuqezinjtë do të luajnë me Skocinë dhe Izraelin.

Tv Klan