Kambanat e kishave në të gjithë Francën ranë kur Papa Leoni XIV mbërriti në vend për një vizitë katërditore në të cilën mesazhi kryesor është paqja.
Kreu i Kishës Katolike tha se vjen si pelegrin i paqes në një botë të përfshirë nga konfliktet, ndërsa vizita synon të rikthejë besimin te Kisha pas skandaleve të abuzimeve seksuale.
Në Paris, Leoni u takua me presidentin Emmanuel Macron dhe drejtues të tjerë francezë ndërsa në UNESCO pritet të flasë për inteligjencën artificiale dhe nevojën për rregulla globale për zhvillimin e saj.
Papa ka paralajmëruar se krahas përfitimeve, AI sjell edhe rreziqe të reja për sigurinë dhe paqen ndërkombëtare.
Të shtunën, rreth 600 mijë persona pritet të marrin pjesë në meshën e hapur në qendër të Parisit, ndërsa rreth 37 mijë forca sigurie janë angazhuar për mbarëvajtjen e aktiviteteve.
Papa do të vizitojë edhe katedralen Notre Dame, në rikthimin e parë të një pape që prej zjarrit shkatërrues të vitit 2019.
Në Lourdes, Papa do të takohet me shtatë persona që kanë deklaruar se janë abuzuar nga klerikë katolikë.
/tvklan.al












Botërori 2026 