Ati i Shenjtë gjatë meshës përcolli mesazhe paqeje për vendet në luftë

Në kremtimin e meshës së shenjtë të së Dielës së Palmave, Papa Françesku shprehu dhimbjen e tij për ngjarjen tragjike të ndodhur në Moskë nga sulmi terrorist.

“Unë ofroj lutjet e mia për viktimat e sulmit mizor terrorist të kryer në Moskë, Zoti i pranoftë në paqen e tij, i ngushëlloftë familjet e tyre dhe i ktheftë zemrat e atyre që kryejnë këto veprime çnjerëzore e që ofendojnë Zotin dhe të mos vrasin.”

Ati i Shenjtë nuk la jashtë vëmendjes edhe konfliktet e përgjakshme në Ukrainë dhe Gaza.

“Jezusi hyri në Jeruzalem si Mbret i përulur dhe paqësor. Vetëm Ai mund të na çlirojë nga armiqësia, urrejtja, dhuna, sepse është mëshirues dhe fal mëkatet. Të lutemi për ata që vuajnë nga lufta në Ukrainë dhe Gaza ku kaq shumë njerëz janë pa energji elektrike për shkak të sulmeve intensive dhe bartin rrezikun e një katastrofe humanitare edhe më të madhe.”

Për shkak të problemeve shëndetësore të javëve të fundit, Papa Françesku nuk e lexoi të plotë tekstin e tij të përgatitur për meshën e shenjtë të së dielës.

Klan News