Për Papa Leonin e 14, “Jubileu i rinisë” që po zhvillohet këtë fundjavë në Tor Vergata në periferi të Romës, është eventi më i madh në gati 3 muaj të pontifikatit të tij.
Aktiviteti ka mbledhur mbi 1 milionë të rinj, nga Italia dhe e gjithë bota, besimtarë të krishterë katolikë, të cilët e kaluan natën në qiell të hapur.
Mendimet e Atit të Shenjtë, në këtë kohë janë për ata të rinj që vuajnë mes luftërave.
“U qëndrojmë më pranë se kurrë të rinjve që vuajnë nga të këqijat më të rënda që u shkaktohen atyre nga të tjerë njerëz. Jemi me të rinjtë e Gazës. Jemi me të rinjtë e Ukrainës, me ata të çdo vendi që vuajnë nga luftërat e përgjakshme.”
Në meshën e së dielës, që e mbajti pikërisht në Tor Vergata, Ati i Shenjtë tha se brishtësia për të cilën flitet në shkrimet e shenjta, është pjesë e mrekullisë në të cilën po jetojmë sot.
“Jubileu i Rinisë” është pjesë e aktiviteteve të vitit jubilar të Kishës Katolike.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 