Skena dhune janë regjistruar në ndeshjen e kampionatit paraguajan mes Olimpias dhe Cerro Portenjos.

Qindra tifozë të skuadrës së Portenjos sulmuan forcat e policisë brenda stadiumit, të cilat ishin aty për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë në një ndeshje me rrezikshmëri të lartë.

Ndeshja zgjati vetëm 30 minuta, teksa në tribuna shpërtheu kaosi dhe përleshja mes fansave dhe forcave të rendit. Nga dhuna mbetën të plagosur dhjetëra tifozë, por edhe efektivë policie, teksa në tribunë ndodheshin gjithashtu gra dhe fëmijë.

Delegati i ndeshjes e anuloi menjëherë atë për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë për vazhdimësinë.

Tv Klan

/tvklan.al