Ekspertët: Gjatë verës pati rritje të emigrantëve apo turistëve të përfshirë në ngjarje rrugore

Sezoni veror u mbyll me një rritje të aksidenteve rrugore, me pasojë plagosjen e 317 qytetarëve dhe humbjen e jetës së 37 të tjerëve, shifra këta më të larta se vera e vitit të shkuar. Sipas ekspertëve të sigurisë rrugore, postblloqet e policisë nuk japin efekt të plotë, por duhet që të operohet dhe me operacione blic me mjete që nuk dallohen nga shoferët e pandërgjegjshëm.

Fatmir Hasho shprehet se një ndër shkaqet për rritjen e aksidenteve kanë qenë dhe emigrantët apo turistët e huaj të cilët ende vijojnë me konceptin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Problematike sipas ekspertit Hasho është dhe përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të mjetit.

Statistika të larta paraqiten edhe përgjatë 8 mujorit, ku nga 765 aksidente, këtë vit u regjistruan 971. Gjatë kësaj kohe u shtua dhe numri i qytetarëve që kanë humbur jetën, konkretisht 143 nga 114 që ishin vitin të shkuar.

Klan News