27 shtator 2026- Pesë persona janë arrestuar pranë bazës ajrore ushtarake Fairford në Gloucestershire në Britaninë e Madhe këtë të diel pas dyshimeve për përgatitjen e një sulmi terrorist.

Policia u alarmua gjatë natës nga një banore e zonës, e cila raportoi se kishte parë persona që silleshin në mënyrë të dyshimtë duke lëvizur me tre furgonë të bardhë.

Sipas policisë brenda njërit prej automjeteve u gjetën pajisje ndezëse gati për t’u përdorur dhe lëndë kimike. Pesë të dyshuarit të cilët po mbahen në paraburgim, akuzohen për përgatitje të një akti terrorist dhe shkelje të ligjeve për eksplozivët.

Një ekip special i ushtrisë britanike për çaktivizimin e mjeteve shpërthyese përdori një robot për të kontrolluar tre furgonët.

Rreth 85 banesa në zonën përreth u evakuuan ndërsa policia e armatosur dhe forcat speciale vendosën një kordon sigurie.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë të arrestuarit të ulur në rrugë me duart e lidhura dhe pa bluza ndërsa kontrolloheshin nga policia.

Baza Fairford shërben si bazë amerikane për operacionet ajrore në Evropë dhe është përdorur edhe gjatë sulmeve amerikane ndaj objektivave iraniane.

Edhe pse nuk është ende e qartë se kush qëndron pas këtyre, dyshohet se mund të ketë përfshirje të Iranit.

Kryeministri Andy Burnham u ka bërë thirrje  kundër spekulime për ngjarje, duke kërkuar pritjen e rezultateve përfundimtare të hetimeve.

Për ngjarjen reagoi edhe presidenti amerikan Donald Tramp, duke e cilësuar të shkëlqyer bashkëpunim mes dy vendeve kapjen e 5 personave.

Sipas tij, pesë personat ishin në vëzhgim prej kohesh dhe u kapen përpara se te largoheshin.

Tv Klan

/tvklan.al