Policia ka parandaluar një vrasje në Sarandë.
Falë ndërhyrjes në kohë të forcave të rendit janë arrestuar 5 persona nga Tirana dhe Kavaja.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjashtë mbrëmjen e së hënës.
Dyshohet se të arrestuarit kishin ardhur në Sarandë me qëllim kryerjen e një vrasjeje.
Shtetasit S. M. dhe A. K. u kapën në flagrancë, në fshatin Gjashtë, pranë një lokali.
Ata kishin nxjerrë armët e zjarrit nga automjeti dhe qëndronin në pritë, në një zonë pa ndriçim.
2 personave ju janë kapur 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe një silenciator.
Së bashku me ta u kapën edhe 3 persona të tjerë, të cilët ndodheshin me ta, të cilët u arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, identifikimin e objektivit të synuar dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.
/tvklan.al












Botërori 2026 