Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), u paraqit sot, 3 dhjetor, para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku qëndroi rreth 3 orë.

Hetimet kanë nisur, lidhur me dyshimet për shkelje dhe keqpërdorime në 12 procedura tenderash brenda AKSHI-t.

Karçanaj besohet të ketë dhënë dëshmi mbi këto raste.

Ajo ishte e shoqëruar nga avokatja e saj, gjatë vizitës në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

/tvklan.al