Pas dy javësh tenisi spektakolar, Wimbledon mbaroi të dielën me fitoren e kampionit në fuqi Carlos Alcaraz i cili mposhti Novak Gjokoviç në finale.

Megjithatë ajo çfarë ra në sy ishte pjesmarrja e Dukeshës së Uellsit Katë Middleton e cila ishte e shoqëruar nga Princesha e vogël Charlotte. Paraqitja në Wimbledon ishte e dyta për Middleton e cila në fillim të vitit u diagnostikua me sëmundjen e kancerit.

Princesha, e veshur me një fustan ngjyrë vjollcë dhe taka nudo, mori ovacione të shumta nga tifozët që ishin mbledhur për të parë ndeshjen. Si mbrojtëse e Klubit të Tenisit dhe Kroketit, një rol që iu dha nga Mbretëresha Elizabeth tetë vjet më parë, Princesha i dorëzoi trofeun Alkaraz në përfundim të finales.

Megjithatë ata që ndoqën ndeshjen me shumë interes ishin edhe figura të tjera publike si aktori i njohur amerikan Tom Cruise afër të cilit ndodhej edhe regjisori Christopher McQuarrie, me të cilin ka bashkëpunuar për fimin Top Gun Maverick.

Në sy ra edhe prezenca e aktores Julia Roberts e cila ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Daniel Moder.

Klan News