14 nëntor 2026- Territori shqiptar do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike edhe gjatë ditës së nesërme.

Sipas parashikimit të MeteoAlb, vendi do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta, të cilat do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin.

Reshjet pritet të jenë me intensitet më të lartë në zonat veriore, ndërsa në zonat e thella malore shiu do të shndërrohet në reshje dëbore.

Përmirësimi i kushteve atmosferike parashikohet të nisë në orët e vona të mbrëmjes, kur pritet edhe ndërprerja graduale e reshjeve.

Edhe temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme. Vlerat minimale parashikohen të zbresin deri në 7°C në Peshkopi, ndërsa maksimalet nuk do të kalojnë 21°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë me shpejtësi deri në 45 km/h, kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Për pasojë, në brigjet detare pritet të krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

/tvklan.al