Do të vijojnë vlerat e ulëta barike në vendin tonë, duke kushtëzuar mot kryesisht të paqëndrueshëm, me prezencë të vranësirave dhe shirave, ku më të theksuara reshjet do të jenë sërish në zonat veriore të Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që zonat qendrore dhe jugore të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat herë pas here do të zhvillohen, duke gjeneruar shira me intensitet të ulët. Gjatë natës pritet intensifikim i reshjeve në gjysmën lindore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie, duke luhatur vlerat ditore nga 1°C, temperatura më e ulët e shënuar në Peshkopi, deri në 22°C, vlera maksimale që pritet të regjistrohet përkatësisht në qarkun e Durrësit.
Era do të fryjë e fortë, me shpejtësi mbi 75 km/h, kryesisht nga drejtimi jugor. Për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 6 ballë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
