Depërtimi i masave ajrore polare drejt Ballkanit do të sjellë përmirësim të theksuar të situatës së reshjeve, por ftohje të motit.

Për pasojë, orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët, por i ftohtë. Parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranësirat dhe lagështirën në ajër në të gjithë territorin, duke bërë që i ftohti të ndihet edhe më shumë.

Sipas MeteoAlb, ky stabilitet i atmosferës do të vijojë në mbrëmje dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar, duke luhatur vlerat ditore nga -1°C, temperatura më e ulët e shënuar në Bulqizë, deri në 17°C, vlera maksimale që pritet të regjistrohet në qarqet e Vlorës dhe Beratit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi deri në 40 km/h, kryesisht nga drejtimi verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim prej 3 ballësh.

/tvklan.al