Dita nis me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme, ku më të shpeshta vranësirat do të jenë në zonën e Alpeve shqiptare duke rrezikuar shira të pakët gjatë mesditës. Por pas mesditës parashikohet përmirësim i kushteve të motit në vendin tonë duke bërë që kthjellimet të dominojnë zonat bregdetare ndërsa vranësira kalimtare do ketë në pjesën tjetër të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten me 2 gradë në mëngjes, por rritje të lehtë sjellin orët e meditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi jugor-jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë./tvklan.al