Territori shqiptar do të dominohet nga vranësirat e shumta të cilat do të gjenerojnë reshje, ku herë pas here reshjet e shiut do të jenë edhe në formë rrebeshi në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat e thella malore pritet të ketë rishfaqje të flokëve të dëborës.    

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë./tvklan.al