Në Paris, biznesi i organizimit të eventeve për fitimin e “Po-së“ së njërit nga partnerët në çift gjatë propozimeve për martesë po shndërrohet në një aktivitet shumë fitimprurës.
Hosue Perales fitoi “po-në” e të dashurës së tij, Kajla Balboa, për propozimin e tij për martesë gjatë një udhëtimi në Paris, të cilin teksani ia kishte servirur si rastësor partneres së tij të zemrës. Gjithçka u bë edhe më romantike dhe e veçantë, pasi ai kishte porositur në fshehtësi, në ditën e Shën Valentinit, një kompani pariziene për organizimin e eventeve për propozimet për martesa. Çifti është në lidhje prej një viti dhe eventi i tyre u organizua me pamje nga Kulla Eiffel.
Në një reportazh të agjencisë së lajmeve Reuters, drejtuesit e këtyre kompanive thonë se çmimet e këtyre shërbimeve rriten në varësi të vendndodhjes, duke nisur nga 590 euro. Klientët e tyre shpenzojnë mesatarisht 10 mijë euro për një “Po” dhe ka raste kur propozimet ekskluzive në kështjella apo jahte private kushtojnë deri në 100 mijë euro.
Sipas anketimeve, 38% e turistëve thonë se janë ndikuar nga ekrani dhe seriale si “Emily in Paris” për të zgjedhur Francën për evente të tilla. Me mbi 25 agjenci aktive vetëm këtë vit, Parisi konfirmon titullin si “Qyteti i Dashurisë”, duke e kthyer romancën në një industri që gjeneron miliona, ku çdo detaj është i kuruar për t’u postuar në rrjetet sociale.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 