Në Akademinë e Futbollit Dyrrah City punimet janë në proces me metologjinë e akademisë elitë Manchester City Football School.

Madje dy përfaqësues të kësaj të fundit kanë nisur kërkimin e talenteve të reja shqiptare dhe siç i pohojnë kryeministrit puna po ecën mire.

Por nga ana e tij Kryeministri kërkon ritëm të përshpejtuar që shkon përtej afateve të parashikuara për përfundimin e punimeve për terrenet e jashtme sportive, por dhe godinën e akademisë.

Në Durrës Rama inspektoi dhe projektin e Parkut Linear Urban në Spitallë, një hapësirë që siç thotë do të vendoset në shërbim të qytetarëve e turistëve, duke i dhënë fund gangrenës mjedisore.

Modernizimi i infrastrukturës rrugore në qytetin bregdetar ka prekur edhe segmentin 1.3 km të gjatë nga ura e Dajlanit deri tek stacioni i trenit.

Tv Klan