Edhe seanca ku do të lexohej raporti i komisionit hetimor parlamentar për ALBtelecom-in nuk i ka shpëtuar debateve. Ndërsa ka nsiur të lexojë këtë raport deputetit socialist Flamur Rrogu, përfaqësuesit e opozitës e kanë ndërprerë pasi seanca nuk është transmetuar drejtpërdrejt nga televizioni publik. Ka mjaftuar kjo për ta kthyer sallën e kuvendit në situatë kaotike, ndërsa ligjvënësit nuk kanë kursyer as sharjet ndaj njëri-tjetrit. Pas disa ndërprerjesh të seancës, kjo e fundit ka rifilluar pasi është vendosur që raporti i komisionit hetimor parlamentar për abuzimet në ALBtelecom të vijojë dhe të transmetohet i regjistruar në televizionin publik. /tvklan.al