Parlamenti Europian është i ndarë pas njoftimit të fundit të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me tarifat tregtare.
Debati qendror është nëse duhet të miratohet shpejt heqja e tarifave për produktet amerikane, apo nëse BE duhet të përballet me Trump-in përmes masave të kundërta tregtare.
Partia Popullore Evropiane (EPP) kërkon përshpejtimin e miratimit të tekstit ligjor për finalizimin e marrëveshjes së Turnberry.
“Bizneset tona nuk mund të përballojnë një pasiguri të zgjatur”, deklaroi presidenti i saj Manfred Weber për Politico, duke kërkuar një votim që në seancën plenare të muajit maj.
Nga ana tjetër, socialistët kërkojnë përdorimin e instrumentit anti-detyrim.
“Nuk mund të pranojmë më shantazhe: Komisioni Europian duhet të aktivizojë menjëherë instrumentin anti-detyrim, duke e vënë më në fund Bashkimin Europian në pozicionin për të ndalur këtë përshkallëzim dhe për të mbrojtur bizneset dhe punëtorët tanë”, deklaroi Brando Benifei, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë, presidenti i Komisionit për Tregtinë, Bernd Lange, theksoi se BE duhet të ruajë “qartësi dhe vendosmëri” në qëndrimin e saj.
/tvklan.al












Botërori 2026 
