Parlamenti i Izraelit ka zgjedhur si kryetar të ri Matan Kahanwn, anëtar i partisë “Yashar” të Gadi Eisenkot, i cili është mandatuar për të formur qeverinë e re.

Kahana mori 66 vota, kundrejt 52 për kandidatin tjetër, duke zëvendësuar në këtë post përfaqësuesin e partisë Likud të Bernjamin Netanyahut.

Zgjedhja e Kahanës konsiderohet një hap i rëndësishëm për opozitën, pasi kryetari i parlamentit ka ndikim të madh në përcaktimin e projektligjeve që kalojnë për votim.

Blloku i Eisenkot synon të çojë përpara disa nisma që bien ndesh me politikat e Netanyahut, mes tyre krijimin e një komisioni të pavarur hetimor për sulmin e Hamasit të 7 tetorit 2023, kufizimin e mandateve të kryeministrit dhe shfuqizimin e reformave që dobësuan kompetencat e gjyqësorit.

Anëtarë të bllokut të udhëhequr nga Eisenkot janë emëruar gjithashtu në krye të disa komisioneve të rëndësishme parlamentare, të cilat luajnë një rol kyç në avancimin e legjislacionit.

Partia “Likud” e Netanyahut e dënoi votimin, duke deklaruar se ligjvënësit e zgjodhën Kahanën me “votat e mbështetësve të terrorit”, duke iu referuar partive arabe, të cilat fituan 19 mandate në zgjedhjet e 27 tetorit.

Seanca për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri u shoqërua edhe me tensione, konkretisht mes Itamar Ben Gvir, aleat ultranacionalist i Netanyahut, dhe ligjvënësit së partisë arabe Ta’al, Ahmad Tibi, i cili u zgjodh zëvendëskryetar i Knesset.

Pasi Ben Gvir i quajti ligjvënësit arabë “një tufë terroristësh”, Tibi iu kthye atij duke i thënë se “ka nevojë urgjente për një psikiatër dhe për një doktor”.

Klan News

/tvklan.al