Të gjitha lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet tani kanë një ligj i cili është miratuar që dje në Parlament. Përsa i përket lojërave të fatit, çdo lojë ka një subjekt të vetëm e cila lidhet me ekskluzivitetin e saj. Në këto lojëra fati futen përveç lojërave të fatit që janë në vendin tonë, futen të gjitha llotaritë dhe shortet. Ndërsa pjesa e dytë e ligjit për kazinotë dhe hipodromet, përcakton edhe sanksionet dhe gjobat e larta financiare.

Kazinotë të cilat deri tani mungojnë në vendin tonë, do të hapen vetëm në rast se shoqëritë që duan t’a ushtrojnë këtë veprimtari, duhen parë të kenë përvojë edhe të garantojnë lojë të ndershme. Për rastet e ushtrimit pa leje, gjoba shkon nga 40 milionë lekë të reja deri në 60 milionë. Sipas Ministrisë së Financave miratimi i këtij ligji ndihmon në mbledhjen e tatimeve dhe taksve./tvklan.al