Qëndrimi prej tre ditësh në jug të vendit kryeministri veçse për fushatë e shfrytëzoi dhe për të inspektuar investimet e qeverisë në Vlorë, Sarandë, Ksamil dhe Gjirokastër.

Në sheshin Çerçiz Topullit në Gjirokastër pllakave iu bën disa modifikime siç pranon kryebashkiaku pas sygjerimeve të kryeministrit.

Ndërsa fasada e spitalit të Gjirokstrës që po rikonstrukturohet po me propozim te Ramës nuk do të jetë si në projektin fillestar.

Por veç projekteve të planifikuar Rama u detyrua nga banorët e Bunavisë të premtoi dhe nje projekt të ri për unazën që lidh 7 fshatrave, një rrugë e gjatë 1,1 kilometra. Premtim i bërë pasi ngritin dolli për fitoren e Partisë Socialiste në kafen e fshatit.

“Në çdo vend tjetër të Shqipërisë mund të më lini ndonjë sherr hapur. Me këta s’dua sherr se nuk durohen fare, janë tmerr”, tha Rama.

Tv Klan