Nga Pallati i Kongreseve, Partia Mundësia hapi zyrtarisht fushatën elektorale. Kreu i kësaj force politike, Agron Shehaj tha para simpatizantëve se ka ardhur koha për t’u bërë bashkë dhe për të marrë në dorë fatin e Shqipërisë, pasi po mbahet peng nga një pakicë e vogël.
Shehaj shpalosi programin elektoral me fokus në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e klimës së biznesit.
Një premtim e pati për reduktimin e administratës, për të kursyer 1 miliardë Euro në vit. Ai shprehu mbështetje të plotë ndaj SPAK për të luftuar korrupsionin.
Agron Shehaj ka edhe një strategji për mbrojtjen e votës më 11 Maj.
Sipas Shehajt, qytetarët duhet të votojnë Partinë Mundësia pasi janë e vetmja opozitë e vërtetë në Shqipëri, opozitë me sistemin dhe me të kaluarën.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
