Balla shpërndan postimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit
Një reagim direkt për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit ka ardhur nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili shkruan se e përshëndet vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Sali Berishës.
Balla ka shpërndarë edhe postimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antoni Blinken, duke përkthyer në shqip një pjesë të saj, ku thuhet se “Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara”.
Tv Klan












Botërori 2026 
