Liderët e partive popullore evropiane u mblodhën këtë të premte në kryeqytetin kroat Zagreb së bashku me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, dhe atë të PE-së, Roberta Metsola.

Në këtë samit informal ato rikonfirmuan mbështetjen e së djathtës evropiane të qendrës për zgjerimin e shpejtë të BE-së me shtetet ballkanike.

Krerët e qeverive dhe krerët e institucioneve evropiane kanë diskutuar sfidat me të cilat përballet aktualisht Bashkimi Evropian në marrëdhënie me administratën Trump, e cila i ka kërcënuar me vendosjen e tarifave doganore në ditët në vijim.

Mikpritësi, kryeministri kroat Andrej Plenković, tha se pas forumit të Davosit, me iniciativat e presidentit Trump, është e qartë se jetojmë në një realitet të ri global, ndërsa pyetja që shtrohet është nëse Evropa është gati për këtë, sidomos në fushën e tregtisë.

Plenković bëri thirrje për dialog mes dy anëve të Atlantikut për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet në një mënyrë të arsyeshme dhe logjike.

Për kancelarin gjerman, Merz, tema kryesore është konkurrueshmëria e industrisë evropiane.
Sipas tij, Evropa duhet të veprojë në mënyrë unike dhe me vetëbesim, sepse aktualisht ka shumë burokraci.

Gjermania synon që kontinenti i vjetër të mund të bëhet një hapësirë lirie në kuptimin e tregtisë, parave, shërbimeve kapitale dhe, mbi të gjitha, lirisë së lëvizjes së njerëzve.

Kryeministri grek Mitsotakis vuri theksin tek rritja e shpenzimeve për industrinë greke të mbrojtjes në shërbim edhe të NATO-s, për të forcuar bashkëpunimin me BE-në për përfitime të ndërsjellta.

Në përfundim të samitit do të miratohet një deklaratë e përbashkët mbi të ardhmen e BE-së.

Klan News

/tvklan.al