Partizani, pas largimit të Mladen Milinkoviç, vendosi t’i besojë Oltijon Kërnajës ekipin e parë. Trajneri 37-vjeçar, i cili deri në atë moment drejtonte Partizanin B, do të debutojë në fushën e Flamurtarit dhe kërkon të kthejë te fitorja të kuqtë pas 4 javësh humbje radhazi.

“Të kthehemi te rezultatet pozitive, se na mungojnë shumë. Emri i madh edhe investimi në ekip nuk na lejon të shkojmë për rezultat tjetër veç fitores”, u shpreh ai.

Partizani është në zonën e rënies me 4 pikë. Edhe te Flamurtari do të debutojë italiani Francesco Moreiro, duke e marrë ekipin me vetëm 2 pikë në 6 javët e para dhe në fund të renditjes.

Java e shtatë e Superiores do të luajë të dielën edhe takimin Elbasani – Vora. Sot do të jetë radha e Egnatia – Dinamo dhe Tirana – Teuta.

Tv Klan

/tvklan.al