Vllaznia kërkon të sigurojë dy fitore radhazi në këtë sezon të Kategorisë Superiore.
Pas triumfit kundër bardhebluve morali i shkodranëve është i lartë dhe këtë të mërkurë do të sfidojnë Vorën në transfertë, por trajneri Lazlo kërkon përqendrim maksimal.
“Jam i kënaqur me mënyrën se si ka reaguar skuadra, por nuk duhet të kënaqemi me pak. Ne e dimë situatën ku ndodhemi. Nuk ka vend për eufori. Lojtarët duhet të jenë me këmbë në tokë dhe ta respektojmë Vorën. Megjithatë do të luajmë vetëm për fitore”, tha trajneri i Vllaznisë, Csaba Lazslo.
Ndeshja do të luhet të mërkurën në orën 13:30 në stadiumin e Vorës.
Partizani ka një mision të vështirë për të lënë pas krahëve krizën me 5 humbje radhazi në Superiore.
Përballë të kuqve këtë herë do të jetë Elbasani. Trajneri Karoglan e pranon presionin e madh që ka në këtë moment.
“Kur je në një klub të madh si Partizani patjetër që ka presion. Kam folur me lojtarët për të dalë nga ky moment negativ. Duhet të gjejmë stabilitet në mbrojtje dhe të jemi më të vendosur në sulm”, tha trajneri i Partizanit, Mislav Karoglan.
Partizani do të luajë në orën 18:30 në Elbasan Arena.
Në të njëjtën orë luhet edhe sfida Skënderbeu-Laçi, ndërsa 2 ndeshjet e tjera të javës së nëntë Tirana-Dinamo dhe Egnatia-Teuta do të luhen të enjten.
/tvklan.al












Botërori 2026 
