Në zonën e Gazës janë lejuar 5 kamionë të OKB-së që të kalojnë ndihma humanitare, duke përfshirë dhe ushqim për fëmijë.
Një kalim i tillë është lejuar pas rreth 11 javësh bllokadë nga ana e ushtrisë së Izraelit.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është shprehur se një lejim i tillë ka ardhur pasi nuk dëshiron që të arrihet një situatë urie, siç raporton BBC. Netanyahu thekson se shpërndarja e ushqimit do të vijojë deri sa ushtria izraelite dhe kompanitë private të kenë ngritur qendra për të shpërndarë ndihma sipas një plani të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.
Në enklavën palestineze me rreth 2.1 milionë njerëz nuk është futur asnjë lloj ndihme që nga 2 Marsi. Izraeli u shpreh më herët se nuk do të lejojë hyrjen e mallrave dhe furnizimeve në Gaza derisa militantët palestinezë të Hamasit të lirojnë të gjithë pengjet e mbetur.
/tvklan.al