Papa Leoni XIV ka zhvilluar një vizitë historike në një nga vendet më të pasura të botës këtë të shtunë, në Monako, ku dënoi përçarjen mes të pasurve dhe të varfërve në botë.
Kreu i Kishës Katolike mbërriti me helikopter nga Vatikani, vetëm pak më poshtë marinës më të famshme botërore, ku u prit nga kreu i shtetit, Princi Albert, dhe Princesha Charlene, e cila ishte veshur sipas protokollit të Vatikanit.
Pas takimeve në pallatin mbretëror, Leoni iu drejtua publikut me një fjalim simbolik.
“Çdo talent, çdo mundësi, çdo e mirë e vendosur në duart tona ka një qëllim universal, një detyrë të brendshme që nuk duhet ruajtur, por që duhet ndarë, në mënyrë që jeta e të gjithëve të jetë më e mirë”.
Papa Leoni XIV iu bëri thirrje banorëve shumë të pasur të Monakos të përdorin pasurinë e tyre për ligj dhe drejtësi.
“Sidomos në një moment historik kur shfaqjet e forcës dhe logjika e gjithëpushtetshmërisë plagosin botën dhe rrezikojnë paqen”.
Shteti i dytë më i vogël në botë, pas Vatikanit, dhe një nga vendet e fundit me katolicizëm si fe shtetërore, Monako ka përqendrimin më të lartë të miliarderëve për frymë në botë.
Pavarësisht pompozitetit të axhendës, turmat që dolën në rrugë për të pritur Papën ishin relativisht të vogla. Kjo ishte vizita e dytë e Papa Leonit jashtë Italisë dhe e para e një pape në Monako në afro pesë shekuj.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 