Një takim tjetër i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është zhvilluar me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Takimi që nisi në orën 16:00 përfundoi pas orës 18:00.

Takimi u zhvillua një ditë pasi gjashtë deputetët e Lidhjes Demokratike kanë dalë kundër votimit për kandidatin për president të ri të vendit, Bekim Sejdiu.

Abdixhiku, pas takimit, tha se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit.

Derisa një ditë më parë paralajmëroi masa ndëshkuese ndaj tyre, gjatë së mërkurës, në një status në Facebook, Abdixhiku ka thënë se nuk e kupton për çfarë “po rrahin gjoksin” këta deputetë.

Sipas Abdixhikut, me këtë refuzim ata janë përcaktuar për ta çuar Kosovën edhe në një palë zgjedhje të reja.

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar edhe sot aksionin para Qeverisë së Kosovës, së bashku me deputetë të Aleancës.

Në aksion janë bashkuar edhe asamblistë dhe aktivistë nga Komuna e Drenasit.

Tv Klan

/tvklan.al