Ne vijojmë të ndjekim situatën nga afër

Në një mesazh të saj edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara shprehu ngushëllimet më të thella për të gjitha familjet dhe komunitetet e prekura nga tërmeti.

Ne vijojmë të ndjekim situatën nga afër dhe jemi në gatishmëri për të ofruar mbështetjen tonë”, thuhet në deklaratë.

Edhe përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini reagoi për tërmetin në Shqipëri.

Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Shqipërinë dhe është i gatshëm të ofrojë ndihmë, përfshirë edhe përmes mekanizmit të mbrojtjes civile të Bashkimit Europian. Qendra jonë e koordinimit për reagimin e emergjencave (ERCC) ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e mbrojtjes civile në Shqipëri” – thotë Mogerini.

Një reagim solidariteti ka bërë edhe ambasada gjermane në Tiranë.

Tv Klan