“Me qetësi me dashuri” ishte shprehja e Ilir Metës kur ishte ende kryetar i Kuvendit dhe në koalicion qeverisës me Partinë Socialiste të Edi Ramës.

Por në situatën aktuale kur jemi në kushtet e një përplasje Presidencë-Qeveri, sa vend zë kjo shprehje e Presidentit Ilir Meta?

Kreu i shtetit, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka treguar shprehjen e re të tij, duke iu përgjigjur pyetjes së një qytetari.

Me qetësi me dashuri” ishte në Parlament, kur unë isha kryetar Parlamenti, ishim të gjithë palët. Edhe unë përpiqesha t’i qetësoja se ishin të gjithë aty. Institucionet nuk kishin rënë, kishte Gjykatë Kushtetuese, kishte Gjykatë të Lartë. Dhe atëherë u bënë nja dy gjëra të mira, që u mor rekomandimi për çeljen e negociatave, u bë ajo reforma me 140 vota që unë e imponova dhe atë konsensus në fund. Të gjithë u përpoqën ta minonin nga pak sa andej sa këndej, kështu që shkonte atëherë “me qetësi me dashuri” se ishim të gjithë bashkë. Tani duhet “me qetësi me drejtësi” sepse situata është katastrofike dhe nuk ka shumë vend për dashurinë se po na shpopullohet Shqipëria. Do dëgjojmë qytetarët se ç’mendim kanë ata për drejtësinë”, deklaroi Presidenti Ilir Meta. /tvklan.al