I dërguari i posaçëm i SHBA-ve, Steve Witkoff, mbërriti paraditen e kësaj të mërkure në Shën Pjetërburg. Ai u prit në aeroport nga homologu i tij rus, Kirill Dmitriev, përpara takimit të planifikuar me Presidentin Vladimir Putin për të diskutuar planin e paqes.
Witkof u takua të martën në Oslo me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Palët shënuan progres rreth garancive të sigurisë dhe rindërtimit ekonomik, me synimin për krijimin e kushteve për bisedime drejtpërdrejta trepalëshe për fundin e luftës.
Nga Uashingtoni, Donald Trump i kërkoi Ukrainës të tregojë vullnet për t’i dhënë fund konfliktit, duke pranuar se Rusia është në avantazh në fushëbetejë.
Sipas Trump, taksapaguesit amerikanë janë të lodhur nga shpenzimet miliarda dollarëshe nga të cilat SHBA nuk ka përfituar asgjë.
Presidenti amerikan ka rimarrë qasje plotësisht kritike ndaj Zelenskit, që pas marrëveshjes që Moska të hedhë në treg gati 2 milionë tonë naftë për të zbutur krizën globale që mund të ndikojë negativisht në zgjedhjet e mesmandatit në nëntor në SHBA.
Palët nuk heqin dorë nga kushtet e tyre për fundin e luftës. Moska kërkon që Kievi të pranojë lëshimet territoriale, sipas linjave ndarëse ushtarake aktuale, çka për palën ukrainase është e papranueshme.
/tvklan.al












Botërori 2026 
