Aktorja dhe modelja britanike Elizabeth Hurley duket se ka luajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënies mes Miley Cyrus dhe babait të saj, Billy Ray Cyrus, duke ndihmuar që ai të ishte pranë së bijës në një nga ditët më të rëndësishme të jetës së saj.
Këngëtarja 33-vjeçare u martua me muzikantin Maxx Morando të shtunën, më 21 nëntor, në një ceremoni private në Palm Springs të Kalifornisë. Mes të ftuarve ishin babai i saj, Billy Ray Cyrus, partnerja e tij Elizabeth Hurley dhe djali i aktores, Damian Hurley.
Në dasmë morën pjesë gjithashtu nëna e Miley-t, Tish Cyrus, dhe motra e saj, Noah Cyrus.
Sipas një burimi që foli për revistën “People”, aktorja 61-vjeçare ka ndikuar ndjeshëm në afrimin e këngëtares me të atin, pas disa vitesh tensionesh dhe marrëdhëniesh të vështira brenda familjes Cyrus.

“Familja është gjithçka për Liz-in”, u shpreh burimi, duke shtuar se Hurley e kishte inkurajuar partnerin e saj, me të cilin është në një lidhje që prej vitit 2025, të rindërtonte marrëdhënien me vajzën.
“Ishte vërtet diçka e veçantë për të dy që mundën të ishin pjesë e ditës së saj të dasmës”, shtoi burimi.
Vështirësitë familjare dhe ribashkimi emocionues
Familja Cyrus ka kaluar disa periudha të vështira gjatë viteve të fundit, ndërsa marrëdhëniet mes anëtarëve të saj kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave.
Përveç Miley-t dhe Noah-t, Billy Ray dhe Tish Cyrus kanë edhe katër fëmijë të tjerë: Brandi, Trace, Braison dhe Christopher Cyrus. Billy Ray ka birësuar Brandi-n dhe Trace-in, fëmijët e Tish-it nga një marrëdhënie e mëparshme, ndërsa Christopher është djali i tij nga lidhja me ish-partneren Kristin Luckey.
Për këtë arsye, prania e familjarëve në dasmën e Miley-t kishte një domethënie të veçantë emocionale, veçanërisht pas vështirësive që familja kishte kaluar.
“Duke ditur gjithçka që u është dashur të kalojnë për të arritur deri në këtë pikë, ishte vërtet emocionuese t’i shihje të gjithë bashkë”, tregoi burimi për “People”.
Ai shtoi se momenti më i veçantë ishte të shihje familjen e këngëtares të bashkohej për të festuar lumturinë e saj.
“Të gjithë dëshironin që Miley të ndihej e dashur dhe të përjetonte një ditë magjike martese”, përfundoi burimi.












Botërori 2026 
