Pashka festohet në një ceremoni të veçantë edhe nga komuniteti i arbëreshëve në Siçili. Kremtimet në komunitetin arbëresh prej rreth 6 mijë banorësh në ‘Piana Degli Albanesi’, kanë nisur prej 4 ditësh, për të kulmuar këtë të dielë.
“Piana Degli Albanesi, vendndodhja më e madhe ose vendbanimi më i madh i arbëreshëve në Itali, në zonën e Siçilisë, 30km nga Palermo. Një popullsi prej rreth 6 mijë banorësh, feston sot festën më të rëndësishme, Pashkët. Janë me mijëra shqiptarë, të ardhur nga të gjitha trojet, nga Kosova, nga Shqipëria, sidomos nga diaspora, pa llogaritur këtu arbëreshët që kanë ardhur nga zona të ndryshme të Italisë pasi janë shpërndarë pra me kalimin e viteve”, raportoi gazetari Blendi Fevziu.
“Kam ardhur nga Viena, rritur në Austri. E dua këtë vend. Motrat, vëllezërit i kemi e duhet t’i shohim”, u shpreh një vizitor.
Pashka në “Piana degli Albanesi” është një copëz Shqipërie e shek. XV ku feja, gjuha dhe tradita bashkohen në një të vetme.
Kremtimet e së dielës nisën me meshën e shenjtë në Katedralen e ‘Piana Degli Albanesi’.
Nën kujdesin e kryetarit të komunës Rosario Pettam, në “Piana degli Albanesi” zhvillohet edhe paradë tradicionale e grave dhe vajzave.
“Janë mbi 400 vajza me kostume tradicioanale të cilat nuk ndryshojnë nga ato që kanë sjellë me vete 540 vjet më parë”, raportoi gazetari Fevziu.
“Sot presim të jenë 400 vajza. Janë 400 familje që do veshin vajzat.”, tha kreu i komanës.
“400 familje të veshur me veshjen arbëreshë? Sa kushton një kostum arbëreshë?”, pyet gazetari.
“30 mijë”, u përgjigj kryetari i komunës.
Pas festimeve fetare, organizohen valle dhe këngë tradicionale të ruajtur me fanatizëm nga arbëreshët.
Tv Klan